LIFESTYLE, 5 Mars 2020, 16:38

Gjermani, vajza shqiptare ngre në këmbë publikun dhe jurinë e “The Voice”

Gjermani, vajza shqiptare ngre në këmbë publikun dhe jurinë

Këngëtarja shqiptare, Rreze Bojaxhiu mahnit anëtarët e jurisë dhe publikun gjatë konkurrimit të saj në “The Voice Kids” në Gjermani. Vajza shqiptare nga Kosova ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Rreze Bojaxhiu konkurroi në “The Voice kids” në Gjermani me një pjesë nga opera “Nessin Dorma”. Rrezja la pa fjalë jurinë me interpretimin e saj dhe zërin brilant.

Të gjithë anëtarët e jurisë kthyen karriget me dëshirën për ta pasur në ekip vajzën me prejardhje nga Kosova.

https://www.facebook.com/TheVoiceKidsSAT.1/videos/2756093364482213/