AKTUALITET, 19 Maj 2020, 12:23

Gjendet një minë pranë Portit të Durrësit, rrethohet zona

Gjendet një minë pranë Portit të Durrësit, rrethohet


Një minë është gjetur në afërsi të Portit të Durrësit dhe shëtitores ‘Taulantia’.

Mina ka dalë në dritë gjatë punimeve që janë duke u kryer për restaurimin e shëtitores.

Ishte një banor i zonës i cili ka konstatuar minën i cili më pas ka lajmëruar autoritetet.

Mësohet se vendngjarja është rrethuar dhe pritet që të shkojnë ekspertët.