AKTUALITET, 9 Prill 2021, 14:35

Gjendet i vdekur 47-vjeçari në Memaliaj

Gjendet i vdekur 47-vjeçari në Memaliaj

Një 47-vjeçar është gjetur i vdekur në vendin e quajtur Ura e Memaliajt”, në shtratin e lumit Vjosë.

Policia bën me dije se ai ishte larguar nga banesa në datën 31.03.2021, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shënja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.