AKTUALITET, 6 Shtator 2020, 14:30

Gjendet e pajetë mësuesja 72-vjeçare në Sarandë

Gjendet e pajetë mësuesja 72-vjeçare në Sarandë


Gjendet e vdekur në banese ish-mësuesja nga Gjirokastra Lida Dako.

72-vjeçarja, dyshohet të ketë rreth një javë që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe sipas burimeve kishte nisur të dekompozohej.

Ngjarja ka ndodhur në lagje nr.3 të Sarandës.

Ajo jetonte e vetme pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë disa vite më parë, ndërkohë që nga martesa nuk kishte fëmijë. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore.