AKTUALITET, 6 Shtator 2020, 14:32

Presidenti Meta cakton datën e zgjedhjeve parlamentare 2021 (dekreti)

Pas konsultimeve me kryetarët dhe përfaqësuesit e partive politike, Presidenti Ilir Meta, ka caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2021.

Sipas dekretit të Presidentit, zgjedhjet do të zhvillohen të dielën më 25 prill 2021.

Kujtojmë se Meta u takua në Presidencë, me kryeministrin Rama, kreun e Partisë Demokratike, Basha, kryetaren e LSI-së, Kryemadhi dhe kryetarë të partive të tjera, për t'u konsultuar për datën e zgjedhjeve.

DEKRETI :