TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit politik “Ura”, shqiptar i ulqinit, vlerësohet si politikani që mban në duar fatin e qeverisë së ardhshme të Malit të Zi.
Por ai nuk e vlerëson qëllim të vetvete që të drejtojë qeverinë e re të Podgoricës.
Në një intervistë për “News 24”, doktori i shkencave politike, thekson rëndësinë e një qeverie e cila duhet të mbajë kursin europian, pasi Mali i Zi nuk mund të ketë kurrsesi asnjë orientim tjetër.
Ai thotë prerë se problemet në Malin e Zi vijnë si pasojë e keqqeverisjes dhe korrupsionit. Edhe pakicat kombëtare gjatë gjithë viteve janë keqpërdorur nga Milo GJukanoviç.
Dritani thotë se është habitur kur ka dëgjuar se të tjerë kanë dyshuar përkatësinë e tij shqiptare.
Askush nuk ka ecur në politikë vetëm prej emrit apo prapashtesës së tij.
Të gjithë atyre që nuk kanë hezituar të thonë se Dritan Abazoviç është pro-serb, u përgjigjet me shpërfillje.
Politikan i ri në moshë, por jo pa eksperiencë, Dritan Abazoviç vlerëson pozitive marrëveshjen Kosovë-Serbi, nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Drejtuesi i grupimit politik “Ura” thotë se të vetmit që kanë interes për destabilizim të Malit të Zi janë organizatat krīminale, pasi janë të frikësuar për humbjen e pasurive të tyre.