TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër tentativë e dyshuar për arratisje është regjistruar pranë burgut të Parmës, në Itali, ku autoritetet kanë gjetur një litar me grep dhe sende të tjera që mund të përdoreshin për të ndihmuar të burgosurit të largoheshin nga struktura.
Sipas mediave italiane, sendet u gjetën mëngjesin e 9 gushtit, në anën e burgut pranë rrugës Mantova, në kufi me zonën e rrugës Burla. Bëhet fjalë për një litar të pajisur me grep, të ngjashëm me mjetet që mund të përdoren për kapërcimin e mureve rrethuese.
Ky është rasti i dytë i ngjashëm brenda pak javësh. Më 2 korrik, pranë të njëjtës strukturë penitenciare ishin gjetur edhe objekte të tjera, që dyshohej se do të përdoreshin në një plan arratisjeje.
Sipas rindërtimeve të para, autoritetet dyshojnë se pas të dy episodeve mund të jetë i njëjti grup personash, me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se po përpiqet të ndihmojë disa të burgosur të arratisen nga burgu i Parmës.