TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në aksin Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre edhe dy fëmijë.
Të gjithë janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Për shkak të gjendjes së tyre, të lënduarit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për kontrolle dhe trajtim të mëtejshëm.