AKTUALITET, 9 Gusht 2020, 20:03

Gjashtë vīktima nga përmbytjet në Greqi, gjendet e pajetë 38-vjeçarja! Zhduket bashkëshorti i saj

Gjashtë vīktima nga përmbytjet në Greqi, gjendet e pajetë

Numri i vīktimave nga përmbytjet në Greqinë qendrore ka shkuar në gjashtë. Një 38-vjeçare është gjetur e pajetë pas kërkimeve, ndërsa rezulton i zhdukur bashkëshorti i saj.

Bashkë me këtë të fundit rezulton i zhdukur edhe një tjetër person.

Përmbytjet përfshinë ishullin Evia në Greqinë mëngjesin e sotëm duke shkaktuar viktima dhe të zhdukur.

Me ndihmën e helikopterëve po evakuohen dhjetëra banorë qe ndodhen të izoluar në tarracat e shtëpive, të rrethuara nga uji që ka përmbytur pjesën më të madhe të zonës.

Sipas raportimeve nga zona e goditur, një pjesë e madhe e rrugëve dytësore janë te përmbytura, ndërsa ne disa komuna është ndërprerë energjia elektrike.

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis tha se po ndjek me vëmendje situatën dhe po informohet hap pas hapi për operacionin e grupeve të shpëtimit dhe evakuimin e banorëve.