AKTUALITET, 16 Tetor 2020, 20:29

Gjashtë viktima dhe 438 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjashtë viktima dhe 438 raste të reja me COVID-19 në

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 2,306 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitiv 438 persona.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 6 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Sakaq numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 ka arritur në 821 persona.

Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 191 pacientë të shëruar.