Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e djeshme, ka dalë nga "binarët" dhe ka sulmuar gazetarët me gjuhë banale, siç e ka zakon, kur gjendet ngushtë.
Veçanërisht kur në studion e emisionit "Opinion", por diskutohej koncesioni i inceneratorëve dhe gazetarët bënin pyetje se përse ato nuk funksionojnë, ndërkohë që kanë marrë miliona nga buxheti i shtetit, Rama në mungesë të argumentave, përdori si mekanizëm mbrojtje, sharjet dhe fyerje nga më banalet, të cilat TPZ.al, i ka renditur më poshtë.
Lexoni se si i drejtohet kryeministri i vendit, gazetarëve shqiptarë:
- Çfarë profesioni keni ju? Keni diplomë në virologji? Mos jepni mendime për gjëra që nuk i dini!
- Ju më shumë i ngatërroni njerëzit me këto broçkulla.
- Lërja filozofitë popullore ilumatit, s'keni lidhje ju me këto punë.
- Ç'është ky nivel se u tmerrova?
- E more në qafë gazetarinë!
- Gjithollog nuk diskutohet, gjithollogjinë e keni bërë art ju!
- More, a jeni në vete ju?
- Si s'të vjen zor moj? Për qytetin të sjell lalin unë, të rregullon lali!
- Pusho, pusho, pusho të mbaroj. Jeni përgjegjës për helmimin e dyfishtë, helmimi i plehrave dhe i juaji!
- Të vijë zonja, do të pres me dashamirësi, se dua të rritesh në mënyrë të shëndetshme nga ana profesionale.
- Mëso, mëso Rakipllar! Mëso se ke rastin të mësosh! Jo, ok ok, por mëso!
- Ore ku di ti lexosh ti ato? Më flet ti mua për Ministrinë e Financave?
- More zotëri, mëso! Mëso! Mëso! Mëso! Merr vesh apo s'merr vesh?!
- Nuk di t'i lexosh ti ato!
- Ti s'je i barabartë fare me mua, s'ke asgjë të barabartë me mua ti!
- Broçkullat që thua ti, që nuk di të lexosh, i cuan fakte!
- Këta janë çmendur! Je i çmendur more!
- Abuzimet i bëni ju, që helmoni publikun me dokrra!
- Nuk kupton, mëso, mëso!
- Ti s'di të lexosh, di të lexosh vetëm gazetën tënde! Nuk di të lexosh! Mëso!
- Ju ishit të lumtur me plehrat, nuk ju bënin përshtypje plehrat!
- Dilni nga mbeturinat ku jeni të zhytur!
- Ore keni sy ju?
- Po mos ishin ata, do ishit pa bukë! Ju do ishit pa bukë, kush të jep bukë ty? S'të jep bukë dikush që bën biznes? Kush e sponsorizon Shkullakun?
- Shiko ça bën si llogaritar koperative, hiqi ato syze, si llogaritar i kooperativës!
- Pusho mor pusho ti! Ore s'je në vete ti!
- Ore pusho more të flas unë!
- Ti përpara pronarit tënd rri si pulë, përpara pronarit je një pulë! Me mua bëhesh gjel i tërbuar! Përpara pronarit ti je një pulë. Bën të fortin me mua!
- Ju kapni vetëm macet që i pillni vetë, ti vini përpara dhe thoni e kapa. Ju i pillni vetë macet.
- Moj je në vete apo jo? Moj cfarë thua?
- Je në vete ti motra, o zemra?
- Ju Shqipërinë e keni gjetur mirë, ju rrini, bëni analiza, paguheni mirë, bëni pushime ku të doni, fitoni duke sharë Shqipëri mbarë e mbrapsht, ju pëlqen Shqipëria për oazet tuaja!
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/10/15/rama-shfazohet-komplet-nuk-jam-hajdut-se-jam-dy-metra-une-nuk-ka-hajdut-dy-metra-harroje/
https://www.tpz.al/2020/10/15/parate-shkojne-ne-parajsa-fiskale-basha-bukos-ramen-i-perplas-faktet-live-asnje-pergjigje-nga-kryeministri/