AKTUALITET, 16 Tetor 2020, 18:42

Basha takim me ambasadoren franceze: Angazhim maksimal në përafrimin europian

Basha takim me ambasadoren franceze: Angazhim maksimal në përafrimin

Lideri i opozitës, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me ambasadoren franceze, CristinaVasak.

Basha bën me dije se shpreh mirënjohjen për investimin e saj dhe Francës në vend si edhe shpreh angazhimin e tij maksimal për përafrimin evropian të vendit.

Statusi:

Kënaqësi të prisja Ambasadoren Vasak, një mike e vyer e Shqipërisë, teksa mandati i saj vjen drejt fundit.

I shpreha mirënjohjen personale për investimin e saj dhe të Francës, si dhe angazhimin tonë maksimal në përafrimin europian të vendit tonë. Merci Madame l’Ambassadeur!