AKTUALITET, 13 Maj 2021, 10:01

“Gëzuar Fitër Bajramin!” Soreca uron besimtarët myslimanë: Shëndet dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja!

“Gëzuar Fitër Bajramin!” Soreca uron besimtarët
Ambasadori i BE, Luigi Soreca i është bashkuar urimeve për besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit. Soreca uron që sakrifica dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi. "Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë ! Urojmë që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja!" Shkruan Soreca.