AKTUALITET, 12 Maj 2021, 23:15

Ibsen Elezi: Arsyeja përse nuk ka zëra kundër brenda PD

Ibsen Elezi: Arsyeja përse nuk ka zëra kundër brenda PD

Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së së Kukësit foli sot në “Arnautistan” në MCN TV, për situatën Brenda Partisë Demokratike.

I pyetur lidhur me mungesën e reagimeve dhe zërave kundër Brenda PD, Elezi tha se arsyeja është se të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar.

“Të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar. Kjo është arsyeja. Ky mekanizëm i ndërtuar me kujdes apo rastësisht kanë çuar në vrasjen e kurajos.

Në momentin që vret kurajon është e vështirë që njerëzit të besojnë që do ketë sukses nëse del kundër rrymës. Dikush më shumë, dikush më pak, përgjegjës jemi të gjithë. Nuk është turp të korrigjosh diçka, është njerëzore të gabosh.

Duke e ditur që demokracia është opinion edhe në rrjetet sociale po deformohet demokracia. Në PD është vrarë konkurrenca, konkurrenca është ajo që prodhon ide”, Elezi.