AKTUALITET, 13 Maj 2021, 09:53

FOTO/ Rikthehen në sheshe e xhami, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën këtë të enjte kanë kremtuar festën e Fitër Bajramit.

Në vendin tonë ndryshe nga një vit më parë besimtarët kanë mundur që ceremoninë e faljes së Namzait ta bëjnë si më parë.

Në të gjithë vendin besimtarët myslimanë kanë falur Namzain dhe kanë uruan njëri-tjetrin për begati e mbarësi, ndërsa imami i xhamisë bëri thirrje për mirësi mes njerëzve dhe mbështetje për më të varfrit. Imami i xhamisë së Durrësit ka bërë thirrje për mirësi mes njerëzve dhe mbështetje për më të varfrit.

Besimtarët myslimanë në Berat kanë mbushur edhe pedonalen ‘Republika’ për faljen e Fitër Bajramit.

Ndërkohë në Librazhd qytetarët faljen e Namazit e kanë bërë në palestrën e shkollës së mesme “Ibrahim Muca”. Myftiu i Librazhdit Ardit Hoxhllaku uroi të gjithë besimtarët në këtë ditë të shënuar duke u lutur për agjërim të pranuar.

Gjithashtu dhe në qytetet e tjera Dibër, Krujë, Kukës, Shkodër etj besimtarët kanë falur namazin e Fiter Bajramit në orën 06:10 dhe kanë uruar njëri tjetrin.

Fitër Bajrami është festa që vjen si shpërblim për besimtarët myslimanë pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

Festa e Bajramit simbolizon bashkimin, paqen, harmoninë dhe begatinë mes besimtarëve. Tradita e festës është që besimtarët të bëjnë vizita tek të afërmit.