AKTUALITET, 12 Maj 2021, 22:50

Basha uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Basha uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Basha i uron besimtarëve një agjërim e lutje të pranuara, si dhe shpresë për të përtëritur. “Nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Fiter Bajramin! Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të përtëritur. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Basha. Kujtojmë se Komoniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi një ditë më parë, se falja e Fiter Bajramit, do të zhvillohet të enjten në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, në kryeqytet. Postimi i plotë i Bashës:

Nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të përtëritur. Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Posted by Lulzim Basha on Wednesday, May 12, 2021