TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elton Arbana, një prej të akuzuarve si pjesë e dosjes hetimore 339, ka marrë sot detyrën si kryetar i Bashkisë Shijak.
Arbana pas konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak ka bërë dhe betimin, duke marrë zyrtarisht detyrën e re.
Elton Arbana u shpall fitues në zgjedhjet e 30 qershorit, duke arritur të merrte 5391 vota, kundrej 449 që mori kundërshtari i tij nga Bindja Demorkatike. Emri i tij doli dhe në përgjimet e publikuara nga Bild në lidhje me dosjen 339.
Kush është Elton Arbana?
I shkolluar në Turqi, ku ka përfunduar arsimin e mesëm në periudhën 1999-2003 me rezultate të shkëlqyera. 2006-2010 është diplomuar në fakultetin Juridik, pranë Universitetit privat ‘Justiniani I’ . Flet shumë mirë 3 gjuhë të huaja, Anglisht, Turqisht dhe Italisht, ndërkohë që pas formimit të tij fillimisht është angazhuar pranë biznesit të tij privat, në fushën e tregtisë së automjeteve, ndërsa më pas, ka nisur dhe angazhimin e tij në politikë, fillimisht si anëtar i FRESSH dhe më pas në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste. Që prej vitit 2016 është Kryetar i PS për degën lokale, Shijak. Nga 2013-2017 ka punuar si Përgjegjës Sektori i IKMT, Qarku Durrës.