AKTUALITET, 30 Nëntor 2020, 17:37

Itali/ 672 të vdekur dhe 16,377 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Itali/ 672 të vdekur dhe 16,377 raste të reja me Covid-19 në 24

Sipas autoriteteve italiane në 24 orët e fundit janë regjistruar 16,377 raste të reja me Covid-19. Rënia e rasteve vjen si pasojë edhe e uljes së numrit të tamponëve.

Ditët e fundit është vënë re se numri i tamponëve ka qenë mbi 200 mijë në një ditë ndërsa sot ishin 130,524 nga të cilët 16,377 rezultuan pozitivë.

Ndërsa numri i të vdekur është rritur krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 672 persona, ndërkohë që një ditë më parë ishin 541.

Në terapi intensive janë 3744 Pacientë, 9 më pak se një ditë më parë. Rajoni më i prekur është Emilia-Romagna me 2041 raste të reja.