AKTUALITET, 22 Shtator 2021, 23:10

Gazetarja Lala: Ish-kryeprokurori Llalla dyshohet se ndodhet në Zvicër

Gazetarja Lala: Ish-kryeprokurori Llalla dyshohet se ndodhet në Zvicër

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se nga të dhënat jo zyrtare, dyshohet se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ndodhet në shtetin e Zvicrës.

Në emisionin “Opinion”, Lala tha se ish-kryeprokurori ka udhëtuar para dy javësh nga Rinasi në drejtim të Turqisë, por nuk e ka deklaruar destinacionin final në aeroport.

“Unë në mesditë kam pasur kontakte me disa burime të mia që më kanë konfirmuar se në dy javët e fundit ka udhëtuar nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Turqisë. Ka pasur mundësi të komunikojë më një nga oficerët. Llalla nuk ka deklaruar destinacionin final sepse ka qenë qytetarë i lirë dhe nuk ka pasur masë sigurie. Jo zyrtarisht thuhet se Llalla mund të gjendet në Zvicër”,-tha Lala.

Llalla është shpallur në kërkim, pas dënimit me dy vite burg nga Gjykata, pasi akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë teksa bëhet i pari zyrtar i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në Drejtësi.