TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Dritan Secin, Kryetar i Gjykatës së Tropojës.
Në seancën dëgjimore, sipas ILDKPKI gjyqtari Seci kishte kryer deklarim jo të saktë, nuk kishte burime të ligjshme dhe se kishte fshehje të pasurisë.
Nga hetimet rezultoi se kishte probleme për blerjen e një apartamenti në vitin 2012 në Bajram Curri dhe mungesë burimesh të ligjshme. Për blerjen e një lokali shërbimesh, sërish në qytetin e Bajram Currit si dhe të një apartamenti në Yzberisht të Tiranës, Nga hetimi administrativ janë ngritur dyshime mbi aktivitetin e bashkëshortes së Secit si farmaciste dhe të ardhurat e përfituara nga ky biznes vit pas viti, të cilat janë deklaruar disa herë më ulët sesa raportimi i bërë në zyrën e Tatimeve të Kukësit.