TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy shqiptare nga Kosova kanë humbur jetën ditën e djeshme në një aksident rrugor në Gjermani. Sipas mediave gjermane, viktimat që humbën jetën në këtë aksident janë motra, të martuara për dy vëllezër me iniciale H.Sh dhe F.Sh.
Viktimat janë me origjinë nga Gjakova. Në raportim e mediave gjermane theksohet se përpos viktimave, të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë.
Në aksidentin tragjik u përfshin dy makina tip Mercedes dhe Opel dhe përplasja e tyre rezultoi fatale për dy motrat shqiptare.
Ndërkohë raportohet në gjendje të rëndë shoferi i makinës tip “Opel”, i cili po lufton për jetën si pasojë e plagëve të marra.