TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mijëra qytetarë serb kanë rrethuar ndërtesën e Televizionit Shtetëror të Serbisë (RTS) në Beograd, gjatë protestave anti-qeveritare kundër presidentit serb Vuçiç.
Një ndër kërkesat e protestuesve është forcimi i lirisë së mediave në Serbi. Protestuesit u grumbulluan jashtë ndërtesës së RTS-së në Beograd, për të shprehur pakënaqësinë e tyre me atë që ata thonë se është raportimi i njëanshëm i televizionin publik.
‘Një në pesë milion’, është motoja e këtyre protestave në të cilat janë shpalosur të gjitha gënjeshtrat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Protestuesit kanë akuzuar presidentin serb se ka prishur rendin dhe sundimin e ligjit.
Demonstrat në Serbi tashmë po vazhdojnë prej tre muajsh. Protestuesit po kërkojnë më shumë demokraci në vend, pasi sipas tyre Serbia është nën kontrollin e udhëheqësve populist si Vuçiç.
Protestat filluan dhjetorin e kaluar pasi u dhunua një politikan opozitar. Kundërshtarët politik e kanë akuzuar qeverinë e Vuçiç për nxitjen e gjuhës së urrejtjes dhe ndarjeve, si dhe për ndalimin e lirive demokratike.
Vuçiç i ka mohuar akuzat duke thënë se ai është një ish-nacionalist ekstrem, por tani ai është krejtësisht i angazhuar në integrimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.