SPORT, 24 Qershor 2021, 16:51

“Frika” se birra do hiqet sërish nga tavolina, ndryshon zakoni në EURO 2020

“Frika” se birra do hiqet sërish nga tavolina, ndryshon zakoni

EURO 2020 po mban miliona njerëz të “ngulur” përballë TV-së, ndërkohë që një pjesë kanë mundësinë t’i ndjekin ndeshjet edhe në stadiume.

Ngjarjet që kanë ndodhur kanë qenë të shumta, mes tyre edhe “lojërat” me largimet e shisheve të Coca Cola dhe Heineken nga tavolinat në konferencat për shtyp.

Paul Pogba largoi pas ndeshjes me Gjermaninë shishen e birrës, për shkak se i përket besimit islam dhe nuk konsumon alkool.

Nisur nga kjo, sipas asaj që shkruan “Telegraph”, zyrtarët e EURO 2020 kanë vendosur që të mos vendosin më në tavolinë shishe birre kur kanë të bëjnë me lojtarë myslimanë.