AKTUALITET, 28 Shkurt 2020, 19:53

Frika nga koronavirusi, Komisioni i Venecias anullon sesionin në Tiranë, do të publikonte raportet për dy çështjet më “të nxehta” politike

Frika nga koronavirusi, Komisioni i Venecias anullon sesionin në

Komisioni i Venecias ka anulluar sesionin e 20-21 marsit, në Shqipëri.

Shkak për anullimin e sesionit është bërë kërcënimi nga koronavirusi, i cili ka shpërthyer në të gjitha kontinentet, duke lënë mijëra të vdekur.

Kujtojmë se në këtë sesion Komisioni i Venecias do të publikonte dy raporte për Shqipërinë, mbi emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe për paketën ligjore anti-shpifje.