TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për të shkuar në kinema, në muze ose në institucione sportive, francezët tani duhet të paraqesin prova të vaksinimit ose një test negativ COVID-19, ndërsa numri i rasteve është rritur me 140% brenda një javë.
“Kemi hyrë në valën e katërt”, tha kryeministri Jean Castex, duke nisur “një sfidë kolektive” për francezët, në mënyrë që “të arrijmë tetë milionë doza vaksinash” të administruara në dy javët e ardhshme.
“Është një objektiv shumë ambicioz, që do të tregojë se e kemi kuptuar peshën e situatës”, shtoi ai në TF1, duke theksuar se 96% e 18 000 personave të infektuar të identifikuar të martën nuk ishin vaksinuar.
Rreth 56,6% e popullsisë franceze ka marrë të paktën një dozë vaksine, kurse 46,4% është plotësisht e vaksinuar, sipas shifrave të fundit zyrtare të publikuara dje.
Ndërsa maska në mjediset e jashtme po rikthehet në disa zona turistike, kryeministri njoftoi zbatimin e paraqitjes së pasaportës shëndetësore në vendet e kohës së lirë dhe kulturës, ku ka më shumë se 50 pjesëmarrës (kundrejt 1 000 më parë).
“Do të jepet një tolerancë prej një jave për të informuar dhe, më pas, do të vijë koha për sanksione”, paralajmëroi Castex.