AKTUALITET, 21 Korrik 2021, 15:28

E rëndë në plazhin e Golemit, mbytet duke u larë në det pushuesi 67-vjeçar

E rëndë në plazhin e Golemit, mbytet duke u larë në det

Një pushues ka humbur tragjikisht jetën në plazhin e Golemit.

Policia njofton se është mbytur duke u larë në det 67-vjeçari Xh. K.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 21.07.2021, rreth orës 14:45, në plazhin e Golemit dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi Xh. K., 67 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.