AKTUALITET, 13 Prill 2019, 23:00

Deputeti i ri Ralf Gjoni: Trishtim për këtë dhunë dhe urrejtje ndaj policisë

Deputeti i ri Ralf Gjoni: Trishtim për këtë dhunë dhe


Deputeti i Opozitës së Re Ralf Gjoni ka shprehur keqardhje në lidhje me dhunën e ushtruar ditën e sotme gjatë protestës që u zhvillua nga Partia Demokratike dhe LSI-ja.

Në një status në Facebook, Gjoni shpreh shqetësim për dhunën që sipas tij është ushtruar kundrejt efektivëve të policisë. 

Punonjësit e policisë janë qytetarë, prindër, baballarë, nëna, vëllezër dhe motra të të gjithë shqiptarëve. Trishtim për këtë dhunë dhe urrejtje që shohim,”- shkruan deputeti Ralf Gjoni.