AKTUALITET, 13 Prill 2019, 23:31

Gazi në protestë, Shehaj: Veprim kriminal, fundi i "Ali Kimikëve" dihet

Gazi në protestë, Shehaj: Veprim kriminal, fundi i "Ali

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, akuzoi Policinë e Shtetit, se ka përdorur gazin lotsjellës ndaj protestueve të Opozitës së Bashkuar, "pa asnjë kriter, pa asnjë kufizim dhe në mënyrë të dhunshme" dhe duke e quajtur atë si një "veprim kriminal".

Statusi i plotë

"Përdorimi i gazit pa asnjë kriter, pa asnjë kufizim dhe në mënyrë të dhunshme nga policia është veprim kriminal. Në protestë nuk ka pasur asnjë rrezik ndaj forcave të rendit, asnjë rrezik ndaj cënimit të godinave dhe pronave të tjera. Ndaj përdorimi i gazit është veprim i papërgjegjshëm kriminal. Gazi helmues është kthyer në të vetmen gjuhë që njeh kjo qeveri antipopullore dhe antikombëtare. Por fundi i “Ali Kimikëve” dihet se kush është", shkruan ish-deputeti demokrat.

/TPZ.AL/