TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama prej ditësh ndodhet me pushime dhe është instaluar në vilën qeveritare në Dhërmi. Pasditen e sotme, kryeministri Rama ka vendosur ta kalojë në një nga baret e zonës në fshatin Vuno, në jugun e qytetit të Vlorës.
Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga JOQ, Rama, i veshur me një bluzë të zezë dhe me një kapelë të zezë në kokë, është ulur në një nga tavolinat e lokalit dhe mban duart e kryqëzuara.
Bashkë me të është edhe bashkëshortja Linda Rama, gjithashtu e veshur me të zeza, dhe i vogli Zaho. Të tre siç duket kanë zgjedhur ta kalojnë pasditen e kësaj të diele në këtë fshat të vogël, por siguria nuk u mungon.
Nga fotot e shkrepura, vihet re edhe një person, pjesë e eskortës së kryeministrit që vëzhgon zonën përreth. Kryeministri Edi Rama ka marrë pushimet prej ditësh.
