LIFESTYLE, 9 Gusht 2020, 09:44

Bledi Strakosha shërohet nga koronavirusi: Nuk ishte e lehtë


Moderatori Bledi Strakosha ka fituar betejën me Covid-19.

Lajmin Strakosha e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, teksa shprehet se testi e ka nxjerrë negativë.

Moderatori nuk e përshkruan të lehtë përballjen me virusin, ndërsa falënderon të gjithë të afërmit dhe miqtë e tij.

POSTIMI:

Të dashur miq, më në fund trupi im e fitoi betejën me Covid-19 Tashmë rezultoj negativ në të gjitha kontrollet e bëra.

Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale.

Faleminderit nga zemra të gjithë mjekëve qe më ndoqën e asistuan me aq përkushtim Faleminderit familjes sime ♥️

Faleminderit shumëëë edhe secilit prej jush (të njohur e të panjohur) që më qëndruat pranë në rrjet e më dhatë kurajo Ju lutem kujdesuni për veten!

Virusi do bëjë të vetën, por edhe ne duhet të bëjmë tonën .