LIFESTYLE, 9 Gusht 2020, 20:44

Ndahet nga jeta babai i ish-ministrit Ditmir Bushati

Ndahet nga jeta babai i ish-ministrit Ditmir Bushati

Sulejman Bushati, babai i ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati është ndarë nga jeta pasditen e sotme.

Prej disa kohësh ai vuante nga sëmundja e kancerit dhe kurohej në SHBA, ku qëndronte tek e bija.

Në vitet 1970-1974 ai ka mbajtur postin e kreut të Komitetit Ekzekutiv të këshillit Popullor në rrethin e Shkodrës.

Më vonë, deri në vitin 1992 ai ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnjë, dhe ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë Komitetit Qendror të PPSH.