TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i njohur Bes Kallaku, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se ka humbur shokun e tij më të mirë.
Në foton që Besi ka publikuar, ai shihet krah për krah me biznesmenin Eugert Lazajt, duke zbuluar kështu miqësinë që ka pasur me djalin e ri që u gjet i vetëvrārë në banesën e tij më 30 korrik të këtij viti.
Lazaj ishte pronar i një kompleksi luksoz në zonën e Maminasit.
Në njoftimin paraprak që shpërndau policia ditën e ngjarjes, thuhej se biznesmeni ishte gjetur i pajetë në orën 07:00 të mëngjesit dhe pranë trupit kishte një ārmë zjarri.
Postimi i plotë i Besit:
“Lamtumire shoku im i mire. Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezoret si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin.
Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet.
Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh!’”.