LIFESTYLE, 25 Prill 2018, 14:10

Ja dedikimi që këngëtarja shqiptare i bën nënës së saj që nuk jeton më

Këngëtarja e hitit “Gajdexhiu”, Zanfina Ismajli prej dy vitesh vuan mungesën e nënës së saj, Mona e cila u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundjeje vdekjeprurëse.

Vajzat e kujtojnë me shumë mall dhe shpeshherë e shprehin mungesën dhe boshllëkun që ajo ka lënë me ikjen e saj.

“Kom menu qe kom mu plak bashk me ty e kena me perjetu shume shume sene bashk. Kurr se kom menu qe 1 smundje na ndan,kaq shpejte… tash kane mbet kujtimet,keshillat e tua edhe deshirat qe i ke pas per mu. Cdo ore,minute e sekond me mungon. Te dua mami. 25 prill 2016”, shkruan Zanfina

Kujtojmë që këngëtarja i ka kushtuar një këngë shumë të ndjerë nënës me titull “M”, shkronja e parë të emrit të saj.