TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një foto e pabesueshme ka bërë xhiron e mediave, ku shfaqet një avion evakuimi amerikan thuajse i boshatisur.
Avioni është nisur vetëm me një person në bord gruan shtatzënë të një ish-marinsi, ndërkohë që talebanët nuk lejojnë mijëra afganë që të futen në aeroport dhe trupat amerikane qëllojnë në ajër dhe përdorin gaz lotsjellës mbi turmën që përpiqet të arratiset nga Kabuli.
Paul Farthing, një ushtarak britanik komenton në Twitter: “Kaisa po kthehet! Por, avioni është bosh… skandaloze kur mendon që mijëra presin në aeroportin e Kabulit duke u shtypur me këmbë.
Fatkeqësisht, njerëzit do të lihen aty kur misioni të mbarojë, pasi ne nuk ditëm ta kryenim detyrën tonë”.
Këtë javë ka pasur raportime mbi fluturime evakuimi që po lënë Afganistanin me shumë pak njerëz në bord.
Presidenti Biden ka bërë thirrje që avionët të mbushen me njerëz.
Fotot:
[gallery ids="558125,558126,558127,558128,558129"]