TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktorët e humorit, Ermal Mamaqi dhe Rezart Veleshnja ruajnë një miqësi të mirë, edhe pasi Mamaqi u largua nga “Portokalli”, por një koment i dyshimtë dhe i ashpër, i lënë në profilin e Veleshnjes, na bëri të dyshojmë për pak çaste.
“Ti je ordiner. Nuk di pse të pëlqejnë njerëzit. A ka mundësi mos më shkruaj më?,”- shkruan Ermal Mamaqi në një ndër postimet e Veleshnjes në Instagram.
(Komentet në postimin e Rezart Veleshnjes)
Ndërkohë që pas këtij mesazhi që shfaq një deklaratë për prishjen e menjëhershme të raporteve mes aktorëve, ishte përgjigja e Rezart Veleshnjes, që na bëri të kuptojmë se ishte e gjitha një batutë.
“Mos u merr me mua dhe më jep lekët që më ke borxh hahahaha,”- është replika e Veleshnjes, duke sqaruar se ato thjesht po shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin.