AKTUALITET, 16 Shkurt 2019, 11:12

FOTO/ Shihni si e ka rrethuar Rama Kryeministrinë me policë

Njësoj si në çdo protestë tjetër edhe kësaj radhe bien në sy masat e shtuara të sigurisë rreth Kryeministrisë. Mësohet se janë angazhuar rreth 1300 oficerë policie.

Kordoni policor është vendosur edhe në rrugën ‘Ismail Qemali, përballë ‘Rogner’.

Ajo që bie në sy është fakti se në rreshtin e parë nuk janë policet femra siç i kemi parë shpesh.

Ndoshta kjo është bërë nga frika e një konfrontimi të mundshëm mes protestuesve dhe policisë. Shihni më poshtë fotot që sjell LSA.