TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është bërë nostalgjike dhe ka bërë një dedikim emocionues për vendin e origjinës së saj, Kosovës.
Ajo ka kujtuar ardhjen në Kosovë dhe momentin historik kur u shpall “Ambasadore Nderi” në vendin e saj të lindjes nëpërmjet në statusi mjaft të ndjerë në profilin e saj në Instagram.
“Teksa jam duke udhëtuar për në koncertin e radhës, e gjeta veten duke menduar për momentet e jashtëzakonshme që kam patur në karrierën time deri më tani. Ky moment ishte i veçantë për mua. Gjithmonë do të ndihem e përulur dhe e privilegjuar që të mbaj titullin si ‘Këngëtarja e parë’ e dal në tregun ndërkombëtar nga Kosova dhe të tregoja se një vend kaq i bukur ekziston vërtet. Më kujtohet secili prej jush që keni qenë prezent në shpalljen ‘Ambasadore Nderi’ nga Presidentja Atifete Jahjaga, Kryeministri Tony Blair dhe Cherie Blair, Ambasadorin e Kosovës Lirim Greiçevci, Ambasadorin e Shqipërisë Mal Berisha, Lordin George Robertson dhe gjithë muzikantët nga Kosova, ishte një moment historik. Që atëherë kemi patur plane të jashtëzakonshme që i kemi përmbushur dhe kemi arritur të bëjmë bamirësi me ndikim të madh në botë. Pres me padurim të vazhdoj të mbaj me krenari statusin e ambasadores dhe të vazhdoj të përfshij Kosovën aty ku gjithmonë e ka merituar të jetë, KUDO! (Më falni sepse kam qenë në makinë prej disa orë dhe jam disi e ndjeshme dhe krenare). Ji krenar për origjinën. Mos e harro kurrë.”, shkruan Rita krahas fotove nga ceremonia e dhënies së titullit tre vite më parë.
