LIFESTYLE, 18 Qershor 2018, 13:36

Aksidentohet Eni Koçi: Ja gjendja shëndetësore e këngëtares

Dita e sotme ka nisur aspak mirë për Eni Koçin, pasi këngëtarja duket se ka pësuar një aksident. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Eni nëpërmjet një postimi në Instastory.

Në postimin në fjalë, këngëtarja e njohur ka treguar gjurin e fashuar, por nuk ka shpjeguar se çfarë i ka ngjarë në të vërtetë.

“Ja çfarë ndodh kur nuk ke kujdes! Dhembje!”-ka shkruar Eni në postim, duke lënë të kuptohet se është lënduar keqazi.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë i ka ndodhur këngëtares.