LIFESTYLE, 18 Qershor 2018, 13:31

Si rrallëherë, Ajola Xoxa bën dedikimin romantik për bashkëshortin Erion Veliaj

Nuk janë të shpeshta dedikimet e Ajola Xoxës për bashkëshortin e saj, kryebashkiakun Erion Veliaj. Artistja dhe juristja shqiptare ka vendosur që të mbajë një profil të ulët në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit vetëm detaje nga jeta e saj profesionale.

Por të dielën, Ajola u bë sentimentale pasi publikoi një foto të saj me Veliaj, për të cilin bëri edhe një dedikim romantik.

Teksa të dy janë me shikim nga qielli, në postimin e saj shkruhet:

“Shiko yjet, shiko sesi ato shkëlqejnë për ty”.

Ajola dhe Erioni do të bëhen për herë të parë prindër, ndërsa janë në pritje që djali i tyre të vijë në jetë në muajin shtator.