LIFESTYLE, 18 Qershor 2018, 13:20

E akuzojnë se ka bërë “botox” në fytyrë, Oriola Marashi shpërthen me sharje ndaj fanses

Ish-modelja e “Icon Agency”, Oriola Marashi prej disa kohësh është pjesë e grupit të njohur “OTR” dhe po përflitet vazhdimisht se shumë shpejti do të hedhë në treg këngën e saj të parë. Mirëpo ndërkohë që të gjithë janë në pritje të kësaj kënge, Oriolën e kemi parë të jetë pjesë e këngës më të re të Noizy-t, “Toto”.

Mirëpo ky fakt nuk duket se është pritur shumë mirë nga fansat dhe ata kanë filluar ta sulmojnë Oriolën me komente të ndryshme në rrjetet sociale. Një fanse i ka shkruar së fundmi Oriolës se kënga “Toto”  është inspiruar nga kënga “Çika Çika” e Xhensila Myrtezajt. Kaq ka mjaftuar dhe Oriola ka shpërthyer në sharje.

“Jeni inspiruar nga ‘Çika Çika’”, ka shkruar fansja duke e thumbuar atë.

“Jo është inspiruar nga  g*pi satom. Do ikësh tani apo do prapë ndonjë fjali pikante, se kam sa të duash” ia ka kthyer Oriola fanses.

Mirëpo ndjekësja e saj nuk është ndalur dhe ka vazhduar më tej duke e akuzuar Oriolën se ka “botox” në fytyrë.

“Sa kg botox i ke në fytyrë?”, i shkruan ajo.