LIFESTYLE, 18 Qershor 2018, 11:11

Zbulohen çmimet e biletave për koncertin e Dua Lipës: Ja sa e gjen nëse e blen tani

Nëse doni të shijoni performancën e Dua Lipës atëherë keni mundësi të ndiqni koncertin e saj në Prishtinë, më 10 gusht. Këngëtarja shqiptare me famë botërore do të performojë në Prishtinë në një koncert gjigand, ku do të ketë edhe personazhe të tjerë të njohur.

“Sunny Hill Festival” do të jetë koncerti më i madh i organizuar ndonjëherë në kryeqytetin e Kosovës.

Në faqen zyrtare të festivalit, tashmë janë bërë publike dhe çmimet e biletave.

Momentalisht janë vënë në dispozicion vetëm biletat që blihen tani dhe kushtojnë 35 euro për një person, për të gjithë festivalin.