AKTUALITET, 31 Gusht 2021, 22:53

FOTO/ Rama, Vuçiç dhe Zaev bëhen bashkë në Slloveni, Presidenti i Serbisë: Forumi Bled nën hijen e “Ballkanit të Hapur”

FOTO/ Rama, Vuçiç dhe Zaev bëhen bashkë në
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev në Slloveni. Liderët janë bërë bashkë në kuadër të Forumit Bled. Ishte Presidenti i Serbisë, Vuçiç që publikoi foton duke shkruajtur “Forumi Bled nën hijen e Ballkanit të Hapur”. Ndërkohë në këtë forum merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka sulmuar nismën “Ballkani i Hapur’’ dhe ka refuzuar të bashkohet me të.