AKTUALITET, 11 Tetor 2019, 19:03

FOTO/ Presidenti Meta uron Kombëtaren: Të gjithë sonte pranë kuqezinjve

Në stadiumin “Sukru Saracoglu” të Stambollit mbrëmjen e sotme do të luhet sfida mjaft e rëndësishme e Grupit H mes Turqisë dhe Shqipërisë, shkruan Syri.net.

Të gjithë shqiptarët sonte i kanë sytë te kuqezinjtë, duke shpresuar në një rezultat pozitiv në kryeqytetin turk.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar djemtë e Edi Rejës.

“Tani të gjithë pranë kuqezinjve, duke uruar më të mirën për sfidën e Stambollit! Oh sa mirë me ken shqiptar”, ka shkruar Presidenti Meta.