TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar ndalimin e Marsida Qatjas. Ajo do të pyetet sërish për vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në Kavajë. Shkak për marrjen e saj sërish në pyetje, janë bërë deklarimet kontradiktore që Marsida Qatja ka dhënë në polici dhe në media.
30-vjeçarja ka deklaruar në media se nuk ka asnjë lidhje intime me Dritan Haxhollin, 41-vjeçar, i divorcuar, baba i një vajze, por se ai vetëm kërkonte të pinte kafe dhe të hante dreka me shoqërinë e saj.
Gjithashtu, ajo mohoi të ketë lidhje me drogën dhe se në shtëpinë e saj nuk ka pasur kokainë, pavarësisht se nga provat e mbledhura nga policia rezultoi krejt e kundërta.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima Dritan Haxholli bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.