AKTUALITET, 5 Dhjetor 2020, 11:55

FOTO/ Prej një muaji luftë me sëmundjen, Covid i merr jetën muzikantit shqiptar (Emri)


Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare muzikanti shkodran Sokol Marku.

Prej një muaji, ai po luftonte në betejën për jetën, pasi ishte infektuar me Covid-19. Muzikanti i njohur ishte dërguar së fundmi në Turqi për mjekim të specializuar, por nuk arriti ta fitonte këtë betejë.

Prej vitit 2009, deri në vitin 2014 ai ishte drejtor i shkollës së muzikës në Shkodër “Prenk Jakova”.

Lajmi për ndarjen nga jeta të tij u bë i ditur në rrjetet sociale nga miku i tij, kompozitori Gjon Shllaku, i cili shkruan: “????̈? ? ????? ???? ? ????? ??? ??? ????̈, ???? ? ??? ? ???????????̈? ????? ?????.”