AKTUALITET, 4 Dhjetor 2020, 21:51

Maqedonia e Veriut/ 30 viktima dhe 1100 raste nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut/ 30 viktima dhe 1100 raste nga COVID-19 në 24 orët

Maqedonia e Veriut ashtu si vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor vijon me shifra të larta nga COVID-19.

30 viktima dhe 1 mijë e 100 raste të reja janë shënuar së fundmi në shtetin fqinj. Shkupi është qyteti që ka shumicën e rasteve të reja, me 439 të infektuar së fundmi.

Po ashtu raste ka pasur edhe në Manastir, Gostivar, Tetovë Kumanovë e Prilep.