AKTUALITET, 5 Dhjetor 2020, 08:34

Shkodër/ Ekzekutohet me armë zjarri efektivi i FNSH

Shkodër/ Ekzekutohet me armë zjarri efektivi i FNSH


Ekzekutohet me armë zjarri në Lezhë një punonjës Policie i FNSH Shkodër, 26- vjeçari Xhuljo Prela.

Të dhënat e para policore bëjnë me dije se trupi i pajetë i tij u konstatua në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush. Policia u telefonua fillimisht se mjeti i tij kishte humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga.

Prela ka vetëm 1 plumb në gjoks. Mësohet se ai punonte tek FNSH dhe kishte nisur studimet Bacelor tek Akademia e Sigurisë për të marrë gradën oficer.