LIFESTYLE, 22 Maj 2019, 14:17

“Kush ta theu zemrën e thyeftë zoti në mes”, Rike Roçi poston mesazhet romantike me të dashurin


Rike Roçi, e shtrirë në barë me format e saj sensuale ka menduar të zhvillojë një bisedë me ndjekësit e saj. Por, njërit nga fansave, ish-banorja e Big Brother i është dukur e mërzitur.

“Kush është ai që ta ka thy zemrën ty moj e thyftë zoti në mes”, – i shkruan ndjekësi, Rikes.

Por, për ta qartësuar bisedën, Rikja ka publikuar bisedën romantike me të dashurin, ku pas një zënke paskan bërë paqe përsëri. I dashuri i ka komentuar diçka që Rikja ka vendosur ta mbajë sekret, por ka publikuar bisedën e mëtejshme

“Mashkulli im”- i shkruan Rikja.

“Zemra ime”,– i përgjigjet i dashuri.

Më pas Rikja sqaron duke shkruar: “Vetëm për pak, bëmë prap paqe”.