TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pushimet luksoze të motrave Vjollca në Dubai sigurisht janë nën shoqërinë e dy meshkujve që i kanë rrëmbyer zemrat.
Tashmë Getoar Selimi është dhe bashkëshorti i Marinës, por Luana Vjollca duket se ende nuk është e gatshme për ta bërë zyrtare lidhjen e saj me Krenar Çoçajn.
Sigurisht në rrjete sociale nuk mund të mungonin fotot e nxehta të dy motrave Vjollca. Luana veshur me të kuqe dhe Marina Veshur me të zeza, kanë publikuar fotot sensuale nga vendet më të bukura në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Por, ajo që bie në sy është një koment i ‘kunatit’ të Marina Vjollcës, Krenarit.
Në një foto ku moderatorja ka pozuar me një fustan të zi, të thjeshtë dhe të shkurtër, e ulur në një jaht, nuk ka munguar një koment ‘pikant’ nga Krenar Çoçaj, partneri i shumëpërfolur i Luana Vjollcës.
“Për pak me thy qafën”,– shkruan Krenari në pozën e Marinës, shoqëruar me një emoji të qeshurash.
Ndërkohë nuk ka munguar as përgjigjia ‘me nerva’ e Marina Vjollcës: “Mos ma qaj hallin”.
Duket se marrëdhënia mes tyre qenka e mirë, dhe tashmë ata janë dhe miq me njëri-tjetrin.