LIFESTYLE, 2 Janar 2020, 09:03

Shpat Kasapi flet për ndarjen nga Afërdita Dreshaj: Jemi marrë vesh, çfarë ndjeva kur s’më ftoi në dasmë

Shpat Kasapi flet për ndarjen nga Afërdita Dreshaj: Jemi marrë


Këngëtari Shpat Kasapi ka qenë i ftuar në emisionin “Glamou Zone”, ku edhe ka folur për jetën e tij private.

I pyetur nga moderatorja e emisionit për ndarjen nga modelja e njohur, e cila ka qenë e fejuara e tij, Afërdita Dreshaj, Shpati i ka bërë ‘bisht’ duke mos dhënë një përgjigje.

Shpati ka pranuar se nuk do të flasë më për të pasi të dy kishin rënë dakord që të mos e përmendnin më lidhjen e tyre.

PJESË NGA INTERVISTA:

PYETJE: Për cilën nga ishet e tua të qan zemra?

Shpat Kasapi: Kam një nga shkolla e mesme, dashuria e parë. Jo ajo që mendon ti.

PYETJE: A të ngeli hatri që nuk të ftoi Afërdita në dasmë?

Shpat Kasapi: Jo fare, as nuk e prisja të më ftonte.

PYETJE: Nuk keni mbetur miq?

Shpat Kasapi: Fare.

PYETJE: Cila është arsyeja e ndarjes?

Shpat Kasapi: Nuk dua të flas, jemi marrë vesh bashkë dhe e kemi lënë kështu.